Skip to content
Paketat e Punës — YOUTHLENS
Kthehu te Kryefaqja Struktura e Projektit

Paketat e Punës

Përmbledhje interaktive e fazave të zbatimit, udhëheqësve dhe deryrave kryesore.

E mban projektin në rrugën e duhur duke mbikëqyrur të gjitha aktivitetet, afatet kohore dhe rolet e partnerëve, duke aplikuar sigurim të vazhdueshëm të cilësisë përmes monitorimit dhe raportimit, si dhe duke siguruar bashkëpunim efektiv në të gjithë partneritetin transnacional.

Detyrat Kryesore

  • T1.1 Koordinimi dhe menaxhimi i projektit
  • T1.2 Hartimi i planit të sigurimit të cilësisë
  • T1.3 Organizimi i takimeve të partnerëve (takimi hyrës, i mestermos, konferenca përmbyllëse)

Ofron trajnime praktike për edukimin medial në mënyrë që të rinjtë të mund të identifikojnë desinformimin, të vlerësojnë burimet online dhe të mendojnë në mënyrë kritike për përmbajtjen dixhitale, duke ndërtuar besimin e tyre për të lundruar sigurt në botën online.

Detyrat Kryesore

  • T2.1 Zhvillimi i moduleve të trajnimit për edukimin medial
  • T2.2 Zhvillimi i punëtorive për ngritjen e kapaciteteve (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi)

Fuqizon të rinjtë të dizajnojnë dhe zhvillojnë fushata të avokimit dixhital për çështje që i shqetësojnë, krijon dialog të strukturuar me vendimmarrësit dhe ndërton aftësinë e të rinjve për të avokuar me besim dhe etikë duke përdorur mjetet online.

Detyrat Kryesore

  • T3.1 Zhvillimi i bootcamps online dhe organizimi i dialogjeve rinore për politika
  • T3.2 Mbështetja e fushatave dixhitale të udhëhequra nga të rinjtë

Zhvillon një platformë mësimore online falas dhe të qasshme ku të rinjtë ndërtojnë aftësi dixhitale me ritmin e tyre, si dhe promovon shkëmbimin rinor ndërshtetëror, duke i dhënë përparësi përfshirjes së të rinjve të disavantazhuar.

Detyrat Kryesore

  • T4.1 Ndërtimi i platformës së mësimit online
  • T4.2 Krijimi i përmbajtjes mësimore multimediale
  • T4.3 Krijimi i mjetit për detektimin e desinformimit
  • T4.4 Organizimi i shkëmbimeve ndërkombëtare rinore

Promovon aktivitetet dhe rezultatet e projektit te një audiencë e gjerë, shpërndan mjete dhe burime kyçe për përdorim afatgjatë, si dhe angazhon të rinjtë në formësimin e rekomandimeve të politikave për një mjedis dixhital më të sigurt dhe më të drejtë.

Detyrat Kryesore

  • T5.1 Krijimi i një strategjie komunikimi
  • T5.2 Prodhim i materialeve promovuese
  • T5.3 Organizimi i një aktiviteti përmbyllës të shpërndarjes
  • T5.4 Hartimi i rekomandimeve të politikave rinore
  • T5.5 Zhvillimi i uebsajtit të projektit
© Projekti YOUTH-LENS — Bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.